Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër, nga ora 11:00, seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.
Në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca ishte ndërprerë një ditë më parë, pasi deputeti serb Igor Simiq deklaroi se propozimi po bëhej “në emër të popullit serb”. Ndërprerjen e seancës e kishte njoftuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Kuvendi tashmë ka zgjedhur Haxhiun në krye të institucionit, me 62 vota të deputetëve.




