Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të narkotikëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Gjatë kontrollit të një autobusi që po hynte në Kosovë, zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një udhëtar. Në çantën e tij u gjet një qese me substancë të dyshuar narkotike.
Pas peshimit, sasia rezultoi të jetë 2.162 kilogramë marihuanë.
Autobusi është kontrolluar edhe përmes skanerit, por nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.
Personi i dyshuar dhe substanca e sekuestruar janë dorëzuar te organet kompetente për procedura të mëtejshme ligjore.





