Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka akuzuar LVV-në se po e bllokon qëllimisht konstituimin e Kuvendit për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor.
Ymeri tha se LVV po përdor çështjen e Listës Serbe dhe mospajtimet për nënkryetarët si arsye për bllokadë. Sipas tij, situata mund të ndryshojë vetëm nëse VV humb shumicën bllokuese në Kuvend.
Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit të partnerëve ndërkombëtarë, duke paralajmëruar se Kosova rrezikon të shndërrohet në një “vend të dështuar”.




