Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse do të marrë pjesë në marshin në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë.
Marshi është organizuar në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Kurti gjatë një prononcimi për media foli për zhvillimet e fundit politike, por në përfundim të deklaratës nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do t’i bashkohet marshit.
Për pjesëmarrjen në këtë organizim është deklaruar më herët edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Ajo tha se pret që në marsh të marrin pjesë përfaqësues, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje./EO/




