Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë po mbushet gradualisht me qytetarë që pritet t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili nis zyrtarisht në orën 14:00.
Aktiviteti ka mbledhur qytetarë të shumtë, të cilët përmes pjesëmarrjes së tyre shprehin solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Në mesin e atyre që kanë shprehur mbështetje për marshin është edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka shkruar shkurt: “Gjithmonë krenare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”.




