Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë fjalimit në “Marshin për Liri” në Prishtinë, ka thënë se një vendim i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ishte një padrejtësi ndaj Kosovës.
Hamza theksoi se liria e Kosovës nuk erdhi vetvetiu, por u arrit përmes sakrificës së qytetarëve dhe luftës së UÇK-së, e cila, sipas tij, u mbështet nga demokracitë perëndimore.
Ai përmendi figurat e luftës dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se Kosova nuk duhet të lejojë rishkrimin e historisë së saj.
“Historia e Kosovës nuk lejojmë që të rishkruhet”, deklaroi Hamza.
Në fund të fjalimit, ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duhet të shpallen të pafajshëm.




