Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk morën pjesë në “Marshin për Liri”, i cili u mbajt sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Të dy liderët politikë kishin qenë të ftuar në këtë aktivitet, por nuk u panë në mesin e pjesëmarrësve.
Në marsh morën pjesë kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të cilët mbajtën edhe fjalime para qytetarëve.




