Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur qytetarët që do t’i bashkohen sot “Marshit për Liri” në kryeqytet.
Ai ka njoftuar se transporti urban do të jetë falas gjatë ditës, ndërsa pa pagesë do të jetë edhe parkingu te “Pallati i Rinisë”.
Rama ka theksuar se Prishtina do të vazhdojë të jetë vendi ku qytetarët shprehin dinjitetin dhe zërin e tyre.




