Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për përfshirje më të madhe të grave në pozita udhëheqëse në institucione, komuna, kompani dhe politikë.
Gjatë përmbylljes së “Javës së Gruas”, Haxhiu tha se gratë në Kosovë kanë dëshmuar aftësitë e tyre në fusha të ndryshme, por ende përballen me pabarazi në vlerësim dhe mundësi.
Ajo theksoi se gratë duhet të kenë mundësi të barabarta për të marrë përgjegjësi dhe për të udhëhequr.
Haxhiu u shpreh se synon të shohë më shumë gra në krye të listave zgjedhore, institucioneve dhe kompanive, duke vlerësuar se avancimi i grave ndikon drejtpërdrejt edhe në përparimin e shoqërisë.




