Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Nga PDK-ja kanë kërkuar që Kushtetuesja të marrë masa të përkohshme, me qëllim të parandalimit të pasojave të mëtejshme juridike dhe institucionale.
Kërkesa është dorëzuar një ditë pasi Kuvendi miratoi Qeverinë Kurti 4 me 59 vota për dhe 8 kundër. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.
PDK-ja kishte bojkotuar vazhdimin e seancës konstituive, duke kundërshtuar shpalljen e Kuvendit të konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e saj.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK-së.




