Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai nuk është përmbyllur për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e PDK-së.
Lushtaku tha se partia e tij e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procesi.
Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se nuk e ka mbështetur kandidaten e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitakun, ndërsa deklaroi se veprimet e Kurtit po i shkaktojnë dëm Kosovës.
Sipas Lushtakut, qasja e kryeministrit ndaj këtij procesi është në favor të interesave të Serbisë./EO/




