Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kurti tha se vendi tashmë ka Kuvend të konstituar dhe Qeveri të zgjedhur, ndërsa zgjedhja e presidentit mbetet çështja kryesore për t’u zgjidhur.
Ai kërkoi dialog mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për zbatimin e marrëveshjes politike për presidentin, duke shprehur shqetësim për kundërshtimet e disa deputetëve të LDK-së.
“Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit, saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje”, tha Kurti.
Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do të sillnin ndryshim të madh në skenën politike dhe do të ishin të papërgjegjshme ndaj interesit të qytetarëve./EO/




