Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur seanca për deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Pesë të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Kuçin.
Ekipet e Mbrojtjes kanë kërkuar shpalljen e të gjithë të akuzuarve të pafajshëm, duke kundërshtuar akuzat dhe provat e Prokurorisë.
Mbrojtja e Thaçit ka argumentuar se nuk ka pasur ndonjë grup të organizuar për pengimin e drejtësisë dhe se veprimet për të cilat akuzohet nuk kanë ndikuar në procesin gjyqësor.
Pas përfundimit të deklaratave të palëve, Gjykatësi i Vetëm do të shqyrtojë argumentet dhe provat para marrjes së vendimit.




