Këngëtarja Genta Ismajli është në zi pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Mukadem Ismajli.
Lajmin e bëri fillimisht të ditur këngëtari Sunaj Saraçi, ndërsa më pas e konfirmoi edhe vetë Genta përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo publikoi fotografi të babait të saj, përfshirë edhe një kujtim nga fëmijëria, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Në dedikimin e saj, këngëtarja e përshkroi babanë si një figurë të rëndësishme në jetën e saj dhe e falënderoi për dashurinë, këshillat dhe mbështetjen ndër vite.
Genta tha se kujtimi dhe dashuria për të do të mbeten gjithmonë pjesë e jetës së saj.





