Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me një proces të dytë gjyqësor në Hagë, së bashku me Bashkim Smakajn, Hajredin Kuçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.
Të akuzuarit po gjykohen për veprat që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Sipas gazetares Rina Mujku, pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, nuk priten më seanca për dëgjimin e dëshmitarëve apo paraqitjen e provave të reja.
Vendimi për këtë rast mund të merret brenda 90 ditësh nga përfundimi zyrtar i procesit, çka do të thotë se afati i fundit mund të jetë 14 dhjetori.
Gjykimi kryesohet nga gjyqtari Christopher Gosnell.




