Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar përgatitjet për lojën e ardhshme ndaj Suedisë e cila do të luhet të hënën në Suedi.
Sipas FFK-së, në stërvitjen e sotme futbollistët që luajtën ndaj Sllovenisë kanë kryer rigjenerim në hotel, ndërsa të tjerët kanë zhvilluar seancë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.
“Nga grumbullimi janë liruar Fidan Aliti, për shkak të pezullimit me kartonë, si dhe Lumbardh Dellova, i cili nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi” – thuhet në njoftimin e FFK-së.
Loja ndaj Suedisë do të luhet në udhëtim dhe është e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës 2026.





