Fatmir Sheholli është transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga Qendra Spitalore në Gjilan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Sheholli është arrestuar pak ditë më parë nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
Në aktakuzë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione mbi pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe i ka përcjellë ato nëpërmjet komunikimeve telefonike te zyrtarët serbë të inteligjencës.




