Vesa Vllasaliu, ish-pjesëmarrëse në Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të futbollistit të Kosovës, Mirlind Daku, në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu romancën e tyre.
Në imazh, që e ka shoqëruar me emoji zemrash, Vesa ka dhënë një sinjal të qartë për marrëdhënien që po zhvillohet mes tyre.
Edhe pse çifti nuk ka bërë deklarata publike, ata zgjedhin ta jetojnë dashurinë larg vëmendjes së medias dhe publikimit të detajeve personale.
Thashethemet për lidhjen e tyre qarkullojnë prej muajsh, dhe ky postim i fundit duket se e përforcon më tej atë që fansat kanë dyshuar prej kohësh.




