Barcelona mund të huazojë edhe një tjetër talent të akademisë së saj, këtë herë sulmuesin Pau Victor. Pas largimeve të Ansu Fati te Monaco dhe Pablo Torre te Mallorca, edhe Victor është në kërkim të një ekipi ku mund të ketë më shumë minuta loje.
Trajneri Hansi Flick e sheh lojtarin si pjesë të rëndësishme për të ardhmen, por klubi preferon që ai të huazohet për të fituar përvojë në La Liga. Betis konsiderohet kandidati kryesor për huazimin e tij, për shkak të bashkëpunimit të mirë me Barcelonën dhe historikut pozitiv me lojtarë si Abde, Chadi Riad dhe Vitor Roque.
Përveç Betisit, interes për Pau Victor kanë shfaqur edhe ekipe si Getafe, Sevilla, Celta, Mallorca, Valencia, Osasuna dhe Oviedo i sapopromovuar. Vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti, varësisht nga kushtet financiare dhe vullneti i lojtarit.




