Për herë të parë në vendin tonë po mbahet një ngjarje e madhe ndërkombëtare — FIBA Europe U14 Get-Together, që ka mbledhur rreth 60 trajnerë nga e gjithë Evropa.
Ngjarja u hap nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, vlerësoi përvojën që Kosova ka fituar në organizimin e eventeve evropiane.
Në ditën e parë u mbajtën ligjërata me tema të rëndësishme si: Zhvillimi afatgjatë i lojtarëve dhe
Planifikimi dhe zbatimi i stërvitjeve në basketboll.
Ky event i përvitshëm i FIBA Europe ka për qëllim edukimin e trajnerëve të rinj dhe fuqizimin e gjeneratave të ardhshme të basketbollistëve, duke e vendosur Kosovën në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare sportive.





