Kombëtarja e Kosovës është një nga kundërshtarët që Italia assesi s’duhet ta nënçmojë, kështu ka shkruar mediumi i njohur “Football-Italia.net”.
Mediumi në fjalë ka bërë një analizë rreth secilit kundërshtar potencial të Italisë për play-offin e Kupës së Botës, meqenëse “Azzurët” kanë gjasa minimale për të avancuar direkt nga faza e grupeve.
Përndryshe, Kosova ka nevojë vetëm për një pikë në Slloveni për ta siguruar pozitën e dytë, derisa shorti për play-off do të tërhiqet me 21 nëntor.




