Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka nënshkruar një urdhër për lirimin e menjëhershëm nga burgu të ish-kongresmenit republikan George Santos, i cili ishte dënuar për mashtrim elektronik dhe vjedhje identiteti.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump e përshkroi Santosin si një person me “guxim, bindje dhe inteligjencë” që gjithmonë ka votuar për republikanët dhe e ka falënderuar për për angazhimin e tij politik.
George Santos ishte dënuar në prill pasi pranoi se kishte mashtruar donatorët e fushatës së tij duke përdorur identitetet e të tjerëve për të siguruar fonde për fushatën elektorale.




