Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Vetëvendosjen për, siç e quan ai, joseriozitet në përpjekjet për konstituimin e Kuvendit. Në një deklaratë për Ekonomia Online, ai u shpreh se mungesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në seancat e Kuvendit dëshmon që ky i fundit është i gatshëm të shkelë çdo ligj për të qëndruar në pushtet.
“Kurti nuk po kërkon zgjidhje, por po e thellon krizën”
Sipas Lushtakut, Kurti nuk është aspak i interesuar për zgjidhjen e situatës politike në vend. “Unë besoj që prioritet duhet të jenë punët e shtëpisë. Besoj që nuk i ka zgjidhur punët e shtëpisë dhe kjo është për keqardhje. Ne si parti i kemi dhënë zgjidhjet politike edhe pse nuk e kemi për detyrë. Po shihet qartë që ngërçi është të Vetëvendosja,” theksoi ai.




