Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisw ka njoftuar se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri tw kafshwve tw egra kundwr swmundjes sw twrbimit.
Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
AUV u bën thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinave, që t’i udhëzojnë fëmijët të mos i prekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra.





