Vezët janë ndër ushqimet më të konsumuara në botë të përballueshme, ato janë të pasura me vitamina, aminoacide thelbësore, acid folik, acide yndyrore omega-3 dhe minerale si seleni dhe hekuri. Për më tepër, përbëjnë një burim proteine me cilësi të lartë, që ndihmon në rigjenerimin dhe ndërtimin e qelizave.
Një studim dhjetëvjeçar i publikuar në European Journal of Preventive Cardiology në Greqi tregon se personat që konsumonin një deri në tri vezë në javë kishin një rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që nuk hanin fare ose që hanin në sasi të tepruara. Ky rezultat, shkruajnë autorët, tregon se shëndeti nuk varet nga një ushqim i vetëm, por nga mënyra e përgjithshme e jetesës dhe ushqyerjes.
Në dritën e të dhënave aktuale, moderimi dhe larmishmëria mbeten receta më e mirë për shëndetin e zemrës. Personat me probleme kardiake ose me kolesterol të lartë nuk kanë pse t’i shmangin plotësisht vezët, por duhet t’i konsumojnë në sasi të moderuar – deri në shtatë vezë në javë – duke i kombinuar me ushqime të pasura me fibra, perime dhe yndyra të pangopura.
Siç raporton Mayo Clinic, një dietë e tillë “ndihmon në mbajtjen e niveleve të kolesterolit nën kontroll dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të zemrës.”





