Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj tha se kjo festë është një ngjarje që nderon punën e fermerëve.
Gjithashtu Haradinaj theksoi se i ka shprehur mirënjohje kryetarit, Bashkim Ramosaj, për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyreve që kanë kontribuar në zhvillimin e Deçanit.
“Kjo festë është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë”, ka shkruar ai.





