Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në një intervistë për EkonomiaOnline ka folur rreth formimit të Qeverisë së re.
Zogaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për formimin e Qeverisë së re dhe se nuk shihet asnjë shenjë për arritjen e ndonjë marreveshje politike.
Zogaj gjithashtu ka kritikuar edhe aftësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë dhe angazhimin e kryeministrit aktual për këtë çështje.
Zogaj ka thënë se është pa përgjegjësi e plotë nga Kurti që deri tash nuk është parë asnjë tentim serioz për krijimin e Qeverisë dhe në vend se Kurti të bisedojë me partitë tjera për një zgjidhje, ai gjen kohë për udhëtime jashtë vendit.
Zogaj në fund ka thënë se nuk duket që do të arrihet ndonjë marrëveshje për formimin e Qeverisë prej partive politike dhe në rast dështimi, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.




