Temperaturat e larta në qytete si Miami, Monterrey dhe Kansas City kanë shtuar presionin mbi FIFA-n për të ndryshuar oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026.
FifPro kërkon që ndeshjet të zhvillohen në mbrëmje, për të mbrojtur lojtarët nga rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga nxehtësia.
Ekspertët paralajmërojnë për rrezik serioz në qytete me klimë subtropikale si Orlando dhe Miami, ndërsa profesori britanik Mike Tipton ka propozuar që finalja të luhet në orën 9 të mëngjesit.
FIFA ende s’ka reaguar zyrtarisht, por kërkesat për ndryshime po shtohen.




