Kanë përfunduar dy nga ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva u mposht thellë nga Ballkani në shtëpi me rezultat 5-0, fillimisht shënoi Kryeziu në pjesën e parë nga penaltia, e në pjesën e dytë Malisheva pësoi edhe katër gola të tjera, në minutat 47, 61, 70 dhe 76-të.
Në lojën tjetër, Gjilani humbi si vendas ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0.
Pas këtyre rezultateve, Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 22 pikë, Dukagjini në pozitën e katërt me 17 pikë, Malisheva mbetet në pozitën e gjashtë me 13 pikë dhe Gjilani në pozitën e tetë me 11 pikë.
Nesër do të zhvillohen edhe ndeshjet e mbetura të xhiros së 11-të, Prishtina e pret Llapin, Drita udhëton tek Drenica dhe Ferizaji takohet në shtëpi me Prishtinën e Re.




