Pas paraqitjes joshëse në sfilatën “Vogue World 2025”, Kendall Jenner ka zgjedhur të rikthehet te thjeshtësia dhe eleganca në fushatën e saj më të fundit për markën italiane Calzedonia.
29-vjeçarja, e njohur për hijeshinë dhe prezencën e saj ikonike në pasarela, u shfaq në një set fotografik minimalist, duke veshur të zeza nga koka te këmbët.

Në imazhet e publikuara nga Calzedonia, Kendall shihet me flokët e kapur topuz, duke mbajtur geta transparente Totally Invisible 20 Denier, një kostum me dekolte Bardot dhe taka të ulëta “kitten”, shkruan DailyMail.
Fushata shoqërohet me mesazhin se “thjeshtësia është një veprim i fuqishëm”, ndërsa modelja tregon se edhe një pamje e përmbajtur mund të transmetojë elegancë dhe forcë.




