Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një interviste televizive ka reaguar ashpër pasi u pyet nëse partia e tij mund të afrohet me LVV-në.
Limaj gjatë bisedës ndërhyri menjëherë duke e mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.
“Nuk ka hajgare me këtë punë, s’është punë me u bë hajgare me këtë punë,’’ tha Limaj në T7.
Me këtë Limaj, la të kuptohet se Nisma nuk do të pranojë asnjë bashkëpunim me Vetëvendosjen.




