Bashkimi shënoi fitoren e katërt në ProCredit Superligë, duke ia shkaktuar humbjen e parë Sigal Prishtinës me rezultat 106:88, në derbin e kësaj xhiro.
Më i miri te Bashkimi ishte Kyan Anderson me 31 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Arian Azemi kishte 22 pikë e pesë asistime.
Kjo ishte fitorja e katërt për Bashkimin pas katër ndeshjeve, derisa humbja e parë për Sigal Prishtinën pas tri fitoreve.(foto arkiv)




