Sot mbushen 36 vjet nga rënia e dy dëshmorëve të kombit Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia.
Kreu I AAK-sw, Ramush Haradinaj, tha se heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme 36 vjet më parë, duke e mbrojtur me guxim të palëkundur idealin për lirinë e atdheut.
Tutje Haradinaj sjhton se me veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare.
Postimi I plotë:
Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme 36 vjet më parë, duke e mbrojtur me guxim të palëkundur idealin për lirinë e atdheut.
Me veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare.
Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Lavdi e përjetshme!





