Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë kamë nënshkruar marrëveshje koalicioni.
Nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, I cili tha se vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mire.
“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton”, shkruan Tahiri.
Tutje Tahiri shkruan se qyteti I Mitrovicës ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike.
Postimi I plotë:
Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.
Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton.
Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike.
Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores!
Për ty gjithmonë, Mitrovicë! ![]()





