“Për herë të parë që nga paslufta, një person pranon fajësinë për spiunazh në Kosovë – përfshirë rekrutimin e një punonjëse në një organizatë ndërkombëtare. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin tonë, i arritur falë profesionalizmit të lartë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), tashmë e vlerësuar si lider rajonal në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, si nga institucionet vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.” shkruan Agim Musliu.

Me pesë të arrestuar për raste të ndryshme spiunazhi, të gjithë të dyshuarit mbahen aktualisht në paraburgim.
Pranimi i përfshirjes në spiunazh paraqet sfidë të veçantë për çdo shërbim inteligjence.
Rasti i fundit duhet të shërbejë si alarm për organizatat ndërkombëtare në Kosovë: nevojitet monitorim më i rreptë i stafit të tyre për të parandaluar depërtimin e ndikimit të shërbimeve sekrete serbe e ruse në këto institucione.




