Në një deklaratë për media, Berisha para seancës Konstituive të Kuvendit është shprehur se do të votoj cilindo kandidat për Kryetar të Kuvendit që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i cilësuar të gjithë si të njëjtë.
“Ishte dashur, nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë, ishte dashur. Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme, jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, po qitja cili të jetë (votone kushdo që është), se të njëjtë janë”, tha Berisha.




