Seanca për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës vazhdon sot, në përpjekjen e 44-të.
Mbetet të shihet nëse do të ketë pajtueshmëri mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidatës për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët oblikohen që ta konstituojnë Kuvendin, brenda 30 ditësh.




