Xhudistë nga vende të ndryshme u mblodhën në Pallatin e Rinisë, Prishtinë për të garuar në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ky turne është organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Polici” nga Prishtina.
Nga Kosova pjesmarrësë kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh “Polici”, KXh “Policia e Kosovës”, KXh “Kastrioti”, KXh “Gjilani”, KXh “Peja”, KXh “Prishtina” dhe KXh “Llapi”.
Përpos këtyre klubeve morën pjesë shtetet si: Shqipëria
, Sllovakia
, Republika Çeke
, Sllovenia
, Bullgaria
, Polonia
dhe Maqedonia e Veriut
.
Drejtësinë në këtë garë e ndanë gjyqtarët: Shahin Behrami, Zymer Zeka dhe Linda Cena.
Gara është udhëhequr dhe ndiqur nga Sekretari i përgjithshëm i Federatës Korab Morina dhe Anëtari i Bordit Anton Cena.

Ekipet më të suksesshme:
Klubi i Xhudos “Ippon” Pejë
10 të arta
8 të argjendta
2 të bronzta
Sllovenia
6 të arta
1 e argjendtë
2 të bronzta
Klubi i Xhudos “Peja” Pejë
4 të arta
1 e argjendtë
Klubi i Xhudos “Kastrioti” Ferizaj
4 të arta
1 e bronztë
Garuesit më të mirë:
Garuesi më i mirë Senior: Furkan Kelmendi – Klubi i Xhudos “Ippon” Pejë
Garuesi më i mirë U15: Anuar Sahara – Klubi i Xhudos “Peja” Pejë
Garuesja më e mirë U15: Alea Reshitaj – Klubi i Xhudos “Ippon” Pejë
Garuesi më i mirë U18: Milot Gashi – Klubi i Xhudos “Ippon” Pejë
Garuesja më e mirë U18: Jetesa Baliu – Klubi i Xhudos “Kastrioti” Ferizaj
Garuesja më e mirë Senior: Nika Kosec – Slloveni





