Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë bërë homazhe sot në kujtim të 14 ushtarëve britanikë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Ceremonia përkujtimore është mbajtur në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, pranë pllakës përkujtimore kushtuar tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi, Komandanti i KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutaş, si dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, bashkë me diplomatë të tjerë.
Maqedonci tha se homazhet janë shenjë mirënjohjeje për sakrificën e ushtarëve britanikë që kontribuan për paqen dhe lirinë e Kosovës.
Postimi I plotë:
Sot, në kujtim të 14 ushtarëve britanikë që ranë gjatë shërbimit në Kosovë, vendosëm lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në sheshin “Edit Durham”.
Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, zv.komandantin e FSK-së Gjeneral Enver Cikaqi, Komandantin e KFOR-it Gjeneral Özkan Ulutaş, Ambasadori Jonathan Hargreaves dhe diplomatë të tjerë, nderuam sakrificën e tyre për paqen dhe lirinë e Kosovës.
Britania e Madhe mbetet mike e përhershme dhe aleate e çmuar e vendit tonë.
Lavdi dhe mirënjohje të përjetshme! 🇽🇰🇬🇧





