Deputetja e Kuvendit nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka shfaqur qëndrimin e saj skeptik ndaj zhvillimeve aktuale politike në vend.
Sipas saj, pavarësisht presionit të vazhdueshëm, mungon gatishmëria për dialog dhe marrëveshje ndërmjet palëve politike.
“Absolutisht asgjë nuk pres. Nuk e besoj se kemi me ndryshu, pavarësisht se çdo ditë presioni është i fuqishëm. Nuk besoj se ka ndonjë marrëveshje dhe nuk besoj se kanë folur mes vete ata që duhet me u ulë dhe të vazhdojën drejt.”, tha ajo.




