Nesër në mbërmje, Trepça dhe Bashkimi do të zhvillojnë xhirot e parafundit të grupeve në FIBA Europe Cup.
Bashkimi pas fitores me Cibonën në javën e kaluar, mban ende gjallë shpresat për një kualifikim, ndërsa Trepça ende është pafitore.
Bashkimi nesër e pret Reggianën në palestrën sportive “Sezai Surroi” me fillim nga ora 19:00 ku kërkon një tjetër sukses.
Me një fitore në këtë ndeshje, fati i kualifikimit do të binte në ndeshjen e fundit kundër Dijonit në Francë.
Skuadra prizrenase duket në një formë shumë të mirë, me pesë fitore radhazi në Superligë.
Trepça në anën tjetër do të takohet me Braunschweig në Gjermani, nga ora 18:30.
Mitrovicasit tashmë kanë humbur shancin për kualifikim pasi që kanë 4 humbje radhazi dhe nuk kanë mundësi të arrijnë vendin e parë apo të dytë.
Pas këtyre lojëve, skuadrat pritet të zhvendosin fokusin në garën për titull të kampionit të Kosovës.




