Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e që takimi ishte organizuar nga përfaqësuesit e KDOM-it.
Ndërsa, për lirimin e disa ushtarëve jugosllavë, dëshmitari tha se nuk e dinte se kush e beri për shkak se ishte problematikë të dihej se kush ishte përgjegjës në UÇK, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas dëshmitarit, ai mendonte se Krasniqi nuk ishte ndonjëri prej figurave kryesore dhe për lirimin e tyre kishte marrë udhëzime.
Avokati Aiden Ellis më pas e pyeti dëshmitarin se a ishte përshtypja e tij se Krasniqi nuk ishte ndonjë person i rëndësishëm në UÇK dhe përgjigja e Hill ishte “Po, kjo ishte përshtypja ime”.




