Dy zyrtarë policorë të Stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra.Për rastin në fjalë, detaje ka dhënë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
Ai deklaroi se policët dyshohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila erdhi si pasojë e një fjalosjeje gjatë orarit të punës.
“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, thuhet në deklaratë.




