Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot në orën 16:00 një mbledhje të Kryesisë në selinë qendrore në Prishtinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në këtë takim, Kryesia e partisë pritet të miratojë listën përfundimtare të kandidatëve, si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet, me synimin për të forcuar pozicionin e LDK-së në nivel lokal.
Mbledhja vjen në një periudhë vendimtare për partinë, e cila pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit – ku doli forcë e tretë me 20 mandate – kërkon rikthimin e mbështetjes në komunat e vendit.




