Reperi i njohur shqiptar, Noizy, u ndalua nga autoritetet zvicerane më 5 korrik në Aeroportin e Zyrihut, dhe tani Prokuroria zvicerane ka kërkuar ndaj tij masën e paraburgimit.
Sipas medias zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27, arrestimi është bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme. Sipas autoriteteve, 38-vjeçari është nën hetim për disa vepra penale.
“Prokuroria Publike ka nisur procedurë penale ndaj reperit shqiptar,” deklaroi të mërkurën Erich Wenzinger, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.për të gjithë.




