Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që mbështet planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Trump në Gaza. Plani parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë në mbrojtje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Hamasi e ka hedhur poshtë miratimin e rezolutës në KS.
Projektrezoluta u paraqit nga SHBA-të dhe disa shtete të tjera, përfshirë ndërmjetësuesit në Gaza, Katarin dhe Egjiptin. Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi. Para votimit dukej sikur rezoluta mund të dështonte. Rusia madje paraqiti edhe një projektrezolutë të saj, e cila, nuk u vu në votim.




