Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaron se Ramush Haradinaj ka merita të veçanta për krijimin e Ushtrisë, sepse siç shprehet SHBA as nuk kanë dashur të dëgjojnë mbi këtë temë në kohën e tij e të Thaçit.
Mustafa në një intervistë në ATV, është shprehur se për çështjen e ushtrisë merita të veçanta ka Haradinaj.
“Këtë punë e kreu Ramushi dhe ka merita të veçanta për këtë”, u shpreh tutje.




