Shqiponja e Prishtina kanë luajtur ndeshje shumë interesante të enjten mbrëma në Gjakovë.
Shqiponja fitoi 37:34, duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Prishtina ishte në epërsi 19:18.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës.
Shqiponja është e dyta me 12 pikë nga tetë ndeshje.
Prishtina është e pesta me 6 pikë nga shtatë ndeshje.




