Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar një takim me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins, atasheun e ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Kimberly Riffe, si dhe asistent atasheun për zbatimin e ligjit, Eric Littlepage.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan fillimisht për situatën e sigurisë në Kosovë, punën dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin dypalësh si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta të lidhura me sigurinë.




