Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 duket se po lind një tjetër raport i veçantë, Edi dhe Dolce, të cilët prej ditësh kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afrimitetin e tyre, mbrëmë u shfaqën sërish shumë pranë njëri-tjetrit.
Dyshja shijuan një moment të qetë e emocional gjatë performancës live të këngëtarit Kushtrim Kelani, i cili solli në shtëpi hitin e Sinan Vllasaliut “Plagët e Lirisë”.
Ndërsa kënga krijoi një atmosferë intime dhe nostalgjike, Dolce dukej më e relaksuar se kurrë në krahët e Edit.




